24. FUQIA E LUTJES

Nëse Perëndia di gjithçka për ne atëherë pse duhet të lutemi? Sot, në programin Ngritja e Kampionëve do të flasim për lutjen. Si të lutemi? Për çfarë duhet të lutemi? Si i përgjigjet Perëndia lutjes? Dhe si mund të ndikojë lutja në jetën e krishterë?

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

23. FRYMA E SHENJTË

“Një nga çastet më të mahnitshme në jetë më ndodhi natën kur kuptova për herë të parë se nuk mund ta jetoja dot jetën e krishterë që do Perëndia në mënyrën si po jetoja. Në mënyrë të përsëritur, përpiqesha t’i lutesha e t’i përgjërohesha Perëndisë, dhe përpiqesha pareshtur ta ndryshoja mënyrën si mendoja, ndihesha apo veproja. Sa më tepër përpiqesha të isha i perëndishëm, aq më shumë ndihesha komplet dështak” Sot, në programin Ngritja e Kampionëve do të diskutojmë për nevojën tonë për Frymën e Shenjtë.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

22. JETO JETËN E KRISHTERË

Sikur të të pyeste dikush: “Cili është kuptimi i jetës?” Si do t’i përgjigjeshe? E ke menduar se çfarë i jep jetës qëllim dhe kuptim? Mos, ndoshta, i japin kuptim marrëdhëniet që karakterizohen nga dashuria? Apo qëllimi kryesor i jetës është të ndihmojmë të tjerët? Apo duhet të jetojmë duke rrëmbyer ç’të na kapë dora dhe të bëjmë gjithçka që mundemi? Apo synimi është të përmbushim gjithë nevojat tona materiale? – Pikërisht për këtë do të diskutojmë sot në programin Ngritja e Kampionëve.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

21. KUSH ËSHTË JEZUSI

Nëse dikush do të na ofronte mundësinë të kalonim një ditë të tërë me një mjeshtër, do gëzoheshim shumë. Cilin do të zgjidhje TI? Një lojtar futbolli, apo vrapues garash të gjata? Ose, ndoshta, mund ta kaloje atë ditë me një mjeshtër të drugdhendjes. Ose, me një peshkatar profesionist, ose muzikant, ose lojtar kriketi, apo artist të preferuar. Por sot do të shohim një Mjeshtër me famë botërore. Një burrë, që është Mjeshtër i mjeshtërve. Dhe ai dëshiron që urtësinë e vet ta ndajë me ty dhe me mua. Për këtë Burrë të mahnitshëm do të diskutojmë sot në programin Ngritja e Kampionëve.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

20. MASA E VËRTETË E BURRIT

Fakti është që edhe burrat e krishterë do të kenë ditë kur puna, gruaja, fëmijët, apo vetë jeta do t’iu duken jashtë kontrollit. Mund të tundohemi edhe ne “të fluturojmë tej” siç shkroi Davidi. Por, sot, do të shohim sesi iu përgjigjet burri i perëndishëm trysnive të jetës. Ndaj, qëndroni me ne në programin “Ngritja e Kampionëve”.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

19. KUSH E KA KONTROLLIN?

Edukimi i adoleshentëve mund të jetës sfidues edhe në rastin më të mirë. Në programin e sotëm do të diskutojmë për dallimin mes kontrollimit të jetës së adoleshentit dhe edukimit të tij për të patur jetë kuptimplotë. Fakti nëse i kontrollojmë ose i edukojmë, mund të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në mënyrën si e trajtojnë jetën adoleshentët.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

18. KTHIMI I ZEMRAVE TË BABALLARËVE TEK FËMIJËT

Të gjithë vrasim mendjen c’rezultat mund të na japin fëmijët si baba? Mënyrën si na vlerësojnë fëmijët, si dhe tre parime biblike për edukimin e tyre, do ta shohim ne programin e sotëm “Ngritja e Kampionëve” Parimi i parë biblik për edukimin e fëmijëve është ky: “edukimi i fëmijëve është një përgjegjësi që babait ia ka dhënë Perëndia”. Më lejoni t’jua përsëris. “Edukimi i fëmijëve është një përgjegjësi që babait ia ka dhënë Perëndia.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

17. BURRI I PERËNDISHËM

Kur modeli i martesës së prindërve tanë ka qenë i mirë, bekohemi. Por, kur kemi parë zemërim, abuzim, braktisje, abuzim me alkoolin, pornografi, komunikim të keq, divorc, ose një listë të tërë me probleme të tjera, pa e kuptuar ne sjellim me vete një model të këtij “normaliteti” në martesën tonë. Ne programin e sotem do te shikojme tiparet e nje burri te perendishem.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

16. MBUSHJA E BOSHLLËQEVE

Ndonjëherë duket sikur pak muaj pas dasme, efekti i muajit të mjaltit zhduket dhe në sipërfaqe del axhenda e fshehtë e përmbushjes së nevojave tona. Dhe, papritmas, sheh dy njerëz që kërkojnë me ngulm që partneri t’ia plotësojë nevojat. Mirëpo ky s’ishte kurrë synimi i martesës sipas planit të Perëndisë. Sot, do ta shohim martesën nga këndvështrimi i Perëndisë dhe do të mësojmë si ta mbushim boshllëkun mes planit të Perëndisë për martesën dhe gjendjes reale të martesave në shoqërinë tonë sot.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

15. SEKSI DHE PASTËRTIA MORALE

Nje shprehje thote: “Kur bie në dashuri, truri t’i mbyll gjithë endorfinat që kanë lidhje me logjikën”.Në vazhdimësinë e serisë sonë për pajisjen e burrave që të bëhen luftëtarë të Perëndisë, duhet të diskutojmë për një nga dobësitë më të mëdha që kanë burrat: epshi. Ky problem prek çdo burrë që na dëgjon, drejtpërdrejt ose jo.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.