34. DHURATA E VETBESIMIT NË PRINDËRIM

Kur dëgjon fjalën vetëbesim, çfarë të shkon në mendje? Sportisti që jep goditjen fituese? Kirurgu që kryen një procedurë të vështirë? Apo, ndoshta, përgatitja për një prezantim të rëndësishëm? Vetëbesimi përcaktohet si “besimi, ose bindja, se do të veprosh në mënyrën e drejtë, të duhur, ose të efektshme”. Sot, do të shohim një dhuratë tjetër të jashtëzakonshme që ua japim fëmijëve—dhuratën e vetëbesimit.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

33. DHURATA E IDENTITETIT NË PRINDËRIM

Autorët e programit “Ngritja e Kampionëve” rendisin tre dhurata që baballarët mund t’u japin fëmijëve, që do t’i ndihmojnë të lulëzojnë në fëmijëri, por edhe më vonë kur të rriten. Këto dhurata janë mbrojtja, identiteti dhe vetëbesimi. Sot, do të diskutojmë sesi baballarët mund t’i ndihmojnë fëmijët që të ndihen të mbrojtur dhe të zhvillojnë një identitet të shëndetshëm.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

32. PËRMIRËSIMI I MARTESËS PËRMES DASHURISË DHE RESPEKTIT

Nëse nusja e ardhshme e djalit tënd do të shihte sesi e trajton ti gruan, a do të shihte një shembull të perëndishëm dashurie dhe mbështetjeje? Apo do të shihte ashpërsi dhe mungesë nderimi ose mbështetjeje? Shpresoj që nusja e ardhshme e djalit tënd të shohë Krishtin në marrëdhënien tënde me gruan. Sot, teksa vazhdojmë diskutimin e emisionit të kaluar, do të shohim disa mënyra të tjera sesi na sfidon Perëndia që ta duam gruan “siç e deshi Krishti kishën dhe dha veten për të”.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

31. PËRKUSHTIMI DHE KOMUNIKIMI NË MARTESË

Në programin e sotëm NGRITJA E KAMPIONËVE do të flasim për përkushtimin dhe komunikimin në martesë. Burrat dhe gratë ndryshojnë nga njëri-tjetri dhe janë modeluar pikërisht kështu nga Perëndia. Qëndoni me ne për të kuptuar ndryshimet e burrave dhe grave dhe si të themelojmë një komunikim të mirë me bashkëshortet tona.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

30. AFTËSITË SHOQËRORE

Perëndia i krijoi femrat dhe meshkujt si qenie shoqërore, ndaj është e rëndësishme për Xhonin, ty dhe mua që t’ua gjejmë përgjigjet këtyre pyetjeve. Perëndia i ka pajisur burrat me aftësi mendore dhe emocionale. Sot, do të diskutojmë për një zonë tjetër. Perëndia na ka bekuar edhe me aftësi shoqërore. Kjo, në thelb është dhuntia e marrëdhënieve.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

29. ZGJIDH GËZIMIN MBI DEPRESIONIN

Thuhet se një e pesta e të krishterëve në mbarë botën përjetojnë aq depresion sa ua pengon aftësinë për të funksionuar normalisht. Si burra, është mirë të pranojmë se kemi emocione, sepse kështu mund t’i përjetojmë në mënyrë të shëndetshme. Kjo është veçanërisht e rëndësishme sot, pasi tema jonë është depresioni te burrat.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

28. GJENDJA EMOCIONALE

Kur je në punë, a ndalojnë njerëzit të flasin sepse e dinë që do t’u japësh energji dhe do t’i inkurajosh, apo të shmangin sepse nuk duan të zhyten në negativizëm? Disa prej nesh as nuk e pranojnë se kanë anë emocionale, por Bibla thotë se jemi krijuar në shëmbëllimin e Perëndisë. Dhe Perëndia ka emocione. Mund të gëzohet ose trishtohet, zemërohet ose lumturohet. Dhe këto emocione Perëndia ua ka dhënë edhe burrave. Por si po i trajtojmë emocionet? Për këtë do të flasim në programin e sotëm.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

27. GJENDJA MENDORE

Fatkeqësisht, kudo që të jeni në botë, ka beteja, luftëra, zhurma luftërash, ose kërcënime sulmesh. Por, ndoshta, do habiteshit kur të mësonit se nuk po flas për një luftë diku jashtë në botë. E kam fjalën për një luftë të egër për mendjen tonë midis Perëndisë dhe Satanit. Sot, do të shqyrtojmë fushëbetejën më të rëndësishme: mendjen. Është një betejë ku merr pjesë çdo burrë, por në cilën anën je ti: në anën e Perëndisë, apo Satanit?

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

26. GJENDJA FIZIKE

Bibla thotë se ne jemi tempulli i Frymës së Shenjtë. Atëherë pyetja është kjo: në ç’formë e ke tempullin tënd sot? Në formë të shkëlqyer? Në formë të mirë? Jashtë forme? Sot, tema është përkujdesja për trupin tonë. Trupi ynë shërben si tempulli i Frymës së Shenjtë.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

25. JETA E KRISHTERË KËMBËNGULËSE

Bibla e përshkruan këmbënguljen si cilësi pozitive, por këmbëngulja shpesh është e nevojshme për shkak të sprovave dhe pengesave me të cilat përballemi. Gjithsesi, a ka pengesa të përbashkëta me të cilat përballen njerëzit kur përpiqen të jetojnë një jetë krishterë të frytshme?

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.