Sot, do të përqendrohemi në thënien sfiduese që gjendet tek Jakobi, kapitulli 4 vargu 2. “Ju nuk keni, sepse nuk kërkoni”. Mos po thotë se nuk i kërkojmë Perëndisë mjaftueshëm? Çfarë mund t’i kërkojmë? Kush mund t’i kërkojë Perëndisë gjëra? Këto janë pyetje të rëndësishme dhe disa përgjigje do t’i diskutojmë ne programin e sotem.
Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.




Në zemrën tonë si staf TWR Albania kanë qenë fëmijët e lënë pas dore apo fëmijët për të cilët nuk është kujdesur njeri, kështu që çdo herë që Perëndia na ka hapur një derë jemi munduar të sjellim festë për ata fëmijë atje ku janë. Në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të trajtimit të viktimave të dhunës në familje kemi organizuar festa Krishtlindje për ta, duke çuar tek ata një grup fëmijësh që këndojnë dhe kërcejnë apo japin një dramë muzikore. Një tjetër bashkëpunim ka qenë me Shtëpinë e Shpresës në Shkozë. Kjo qendër punon me fëmijët romë dhe kemi zhvilluar aktivitete të përbashkëta duke sjellë festën e Krishtlindjes, Pashkës apo duke u përfshirë në kampin e tyre veror me një grup fëmijësh që kanë kënduar dhe kërcyer dhe kanë ndihmuar fëmijët romë të mësojnë këngët. Një ndihmë të madhe në këto aktivitete kanë dhënë drejtuesit e kishave ungjillore të cilët kanë qenë të gatshëm të sillnin festën tek ata fëmijë që ndoshta kurrë më parë nuk e kanë përjetuar këtë gëzim.
Trafikimi njerëzor dhe shfrytëzimi seksual i grave ka qenë një nga problemet mbarëbotërore që kanë pasur një ndikim shkatërrues mbi gratë, familjet e tyre dhe komunitetin e tyre. Kur njerëzit shiten si artikuj të përdorimit të gjerë, jetët e tyre dhe jetët e atyre rreth e rrotull tyre shkatërrohen.


