45. FËMIJËT E RRITUR ME PRINDËR TË DIVORCUAR, ZEMËRIMI PJ.1

Sot, do të vazhdojmë me serinë e emisioneve që shqyrtojnë arsyet pse të rriturit me prindër të divorcuar, shpesh, e kanë të vështirë të kenë marrëdhënie të shëndetshme dhe jetëgjata. Autori i kësaj serie mësimesh, Kent Darsi, themeluesi i Shërbesave për Fëmijët e Rritur të Divorcit, siguron burime për ata që vijnë nga familje të ndara që t’i ndihmojë në thyerjen e ciklit të divorcit. Zemërimi është problem madhor te të rriturit me prindër të divorcuar. Dy emisionet në vijim do të shqyrtojmë disa nga arsyet pse, shpesh, zemërimi lidhet me divorcin e prindërve. Do të shohim disa metoda të frytshme për frenimin dhe uljen e zemërimit, kështu që qëndroni me ne.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

44. FËMIJËT E RRITUR ME PRINDËR TË DIVORCUAR, BESIMI

Sot ne programin “Ngritja e Kampionëve” po vazhdojmë serinë e emisioneve që shqyrtojnë pse të rriturit me prindër të divorcuar shpesh e kanë të vështirë të krijojnë marrëdhënie të shëndetshme dhe jetëgjata. Synimi i Kent Darsit, themeluesit të “Shërbesave për Fëmijët e Rritur me prindër të divorcuar” është të sigurojë burimet që mund të ndihmojnë në thyerjen e ciklit të divorcit, i cili është kaq i përhapur ndër të rriturit që dikur kanë qenë fëmijë me prindër të divorcuar. Shpesh, pasi çifti ndahet, fëmijët e tyre rriten dhe krijojnë martesa që dështojnë; edhe nipërit e tyre divorcohen.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

42. KUJDESI PËR NJERËZIT QË VUAJNË

Si ndjekës të Krishtit, ne jemi thirrur që të ndajmë lajmin e mirë të shpëtimit me anë të Jezus Krishtit dhe të kujdesemi për njerëzit që Perëndia i do shumë. Këtë do ta diskutojmë më në hollësi në programin e sotëm Ngritja e Kampionëve.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

41. PUNA

A ju pëlqen puna që bëni? Disa e shohin punën si mënyrë për të siguruar ushqimin e familjes dhe asgjë më tepër. Ndërsa disa të tjerë e urrejnë punën që bëjnë dhe e kanë tmerr kur shkojnë të punojnë. Ka dhe disa prej jush që po kërkoni punë, por s’po gjeni. Por pavarësisht situatës suaj së tanishme me punën, ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se çfarë mendon Perëndia për punën? Si burra që jemi, është shumë e rëndësishme që ta dimë këtë, ndaj qëndroni me ne sot në programin Ngritja e Kampionëve.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

40. STILI I KRISHTERË I JETESËS

Sulmi ndaj të krishterëve ngaqë besojnë në Krishtin ka ndodhur që përpara se Jezusi të kryqëzohej. Por si duhet të përgjigjemi? Duhet të fshihemi? Apo duhet ta shpallim besimin me zë edhe më të lartë? Këtë çështje—që na prek të gjithëve që besojmë në Jezusin si Zot—do ta shqyrtojmë sot ne programin Ngritja e Kampionëve

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

39. METODAT E UNGJILLIZIMIT

Dhurata e shpëtimit është e jona në përjetësi. Bibla thotë se askush s’na rrëmben dot nga dora e Perëndisë. Por dhuratën e dytë nuk duhet ta mbajmë për vete. Synimi është që t’ua japim të tjerëve. Çfarë është kjo dhuratë? Dhurata e dytë që na jep Perëndia është dëshmia jonë: historia sesi Perëndia na solli te njohuria shpëtuese e Birit të tij, Jezusit. Kjo dhuratë është unike për secilin prej nesh dhe është e fuqishme, pasi askush nuk ta vë dot në dyshim dëshminë personale. Por pse duhet t’ua falim të tjerëve? Dhe si ta falim? Për këtë do të diskutojmë sot në programin Ngritja e Kampionëve

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

38. MENDËSIA E MBRETËRISË

Satani dëshiron ta hedhë Perëndinë nga maja e kodrës dhe të ngrejë mbretërinë e vet. Në programin e kaluar folëm për zbatimin në jetë të botëkuptimit biblik. Sot do të shqyrtojmë rëndësinë e mendësisë së mbretërisë. Mos e humbisni këtë diskutim, por qëndroni me ne në Ngritja e Kampionëve.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

37. BOTËKUPTIMI I KRISHTERË

Ç’ngjyrë ka qielli?” Fëmija yt ka shkruar “i gjelbër” dhe mësuesja ia ka konsideruar në rregull.Të gjithë e kanë nga një botëkuptim—një mënyrë si e shohim jetën. Por a janë njësoj të gjitha botëkuptimet? A janë të gjitha të drejta? Ka rëndësi nëse qielli është i kaltër apo i gjelbër? Dhe, më e rëndësishmja, a ka rëndësi çfarë besojmë për çështjet shpirtërore? 

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

36. THIRRJA E KRISHTERË

Si të krishterë, ne kemi një thirrje në jetë që t’i shërbejmë Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jezus Krisht. Por a duhet t’i shërbejmë atij si Xhon Uesli, apo mund të jemi “thjesht” menaxherë në një dyqan të lagjes? Sot do të shqyrtojmë përparësinë e katërt: të kemi një përkushtim personal dhe përparues ndaj botës.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

35. NGA IZOLIMI TEK MARRËDHËNIA

Jakobi, Pjetri dhe Gjoni mësuan se drejtimi i një kishe me mijëra anëtarë ua bënte të vështirë të plotësonin nevojat individuale të njerëzve. Po si t’ia bënin? Kisha e Parë u përball me sfidën e përmbushjes së nevojave të individëve të ndryshëm në kishë. Këta njerëz, si unë dhe ti, duhet të lidheshin me njëri-tjetrin që të rriteshin në jetën e krishterë. Në programin Ngritja e Kampionëve, do të shqyrtojmë zgjidhjen e Perëndisë për këtë problem, dhe si mund të përfitojmë nga ajo që mësuan ata.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.