Kurrë s’do t’ua bëjë këtë gjë fëmijëve mi. Kurrë s’do të dehem dhe s’do ta rrah gruan. Kurrë s’do të kem aq borxhe sa të shes shtëpinë. Kurrë s’do ta shkatërroj martesën nga lidhjet jashtëmartesore. Kurrë s’do të punoj aq sa të anashkaloj fëmijët. Miku im, a ke dhënë premtime të tilla… dhe e ke patur të vështirë t’i mbash? S’je i vetëm.Sot, në Ngritja e Kampionëve do të shohim, ata që i quajmë “luftëtarë të plagosur”. Këta janë burra që e duan Zotin dhe duan të jenë burra të fortë për Zotin, por plagët e marra nga kjo botë e rënë i kanë bërë që të lëkunden, ose të vënë në dyshim faktin se mund të jenë ndopak të dobishëm për Perëndinë.
Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.