54. Mendoja se isha i vetmi

Dera kryesore në shtëpinë e Oliverit, u hap dhe u mbyll. Në panik, Oliveri mbylli disa faqe në kompjuter. “Ajo nuk do të vinte në shtëpi për katër orë!”- mërmëriti ai. Oliveri vazhdoi të mbyllte faqet në kompjuter, kur ajo hyri në studion e tij, duke buzëqeshur. “Si je, zemër? Po mbaron shënimet për studimin e Biblës për nesër?” Ai u ngrit në këmbë, që ajo të mos e shihte ekranin dhe e përqafoi. “Ti e di se do të jesh gati për të dhënë mësim nesër.” Ajo e puthi dhe shkoi në dhomën tjetër. Oliveri u shemb në karrige. I kishte ndodhur dhe më parë kjo gjë, por kjo e sotmja ishte shumë afër. “Përse i shoh këto gjëra? Përse nuk ndalem dot? Ndihem si dështak.”

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

53. Pornografia, pse epshi është një problem

Shumicës së burrave, kur i pyesin për ato gjëra që nuk i harrojnë kurrë, u vijnë në mendje gjëra të tilla si: makina e parë që kanë patur, puna e parë, apo puthja e parë me dashurinë e tyre të vërtetë. E përbashkëta e të gjitha këtyre gjërave, është se ato i përkasin së shkuarës. Domethënë makina e parë është prishur prej kohësh, ndoshta ata kanë filluar një punë tjetër dhe puthja e parë e dashurisë së vërtetë, ka ndodhur shumë kohë më parë. Por është edhe një kujtim tjetër që shumë burra thonë se ende ndikon tek ata: hera e parë që kanë parë një grua krejt të zhveshur. Për një numër të madh burrash, kjo ngjarje ka filluar një betejë të gjatë me epshin dhe përdorimin e pornografisë. Por, unë kam një lajm të mirë: ka ende shpresë për një të ardhme ndryshe!

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

43. FËMIJËT E RRITUR ME PRINDËR TË DIVORCUAR

Divorci mund të jetë temë delikate. Prindërit duan të besojnë se ndarja e tyre s’ka patur efekt negativ te fëmijët. Fëmijëtrriten me bindjen se ndikimi i atij divorci ka për t’u ulur me kalimin e kohës. Por a janë të vërteta këto mendime gjithë shpresë? Për këto do të flasim sot në programin Ngritja e Kampionëve.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

52. FËMIJËT E RRITUR ME PRINDËR TË DIVORCUAR, PYETJE DHE PËRGJIGJE

Sot, do ta përfundojmë këtë seri me disa pyetje dhe përgjigje me autorin e këtyre mësimeve Kent Darsin. Meqë të rriturit me prindër të divorcuar i takojmë çdo ditë në shtëpi, në vendin e punës, në lagje dhe në kishë, jemi të bindur se të gjithë dëgjuesit tanë do të përfitojnë nga ky informacion me vlerë aktuale. Qëndroni me ne për këtë emision të rëndësishëm.

51. FËMIJËT E RRITUR ME PRINDËR TË DIVORCUAR, KUFIJTË

Ne programet “Ngritja e Kampionëve” kemi shqyrtuar disa probleme sfiduese në këtë seri: zemërimi, mosfalja, mungesa e besimit, etja për babanë, por kjo është më e vështira. Si të vendosë dikush për ta ftuar babanë ose jo? Duket pothuajse sikur detyrohesh të zgjedhësh se cilin prind do më shumë. Duket e padrejtë të vendosesh në këtë lloj situate. Qëndroni me ne për të dëgjuar më tepër se si të veprojmë në këtë situatë?

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

50. FËMIJËT E RRITUR ME PRINDËR TË DIVORCUAR, FALJA PJ.2

Ne programin “Ngritja e kampionëve” sot, do të diskutojmë se çdo të thotë vërtet falje dhe do të sqarojmë se çfarë nuk është falja. Ky është një emision që mund të na ndihmojë të gjithëve, kështu që qëndroni me ne.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

49. FËMIJËT E RRITUR ME PRINDËR TË DIVORCUAR, FALJA PJ.1

Jezusi foli për rëndësinë e faljes, por të falësh dikë që të ka lënduar është shumë e vështirë. Për shumë arsye, falja mund të jetë tejet e koklavitur për të rriturit me prindër të divorcuar. Pavarësisht nëse ti vjen nga një familje e divorcuar apo situatë e ngjashme, ky diskutim do t’u japë mësime të vlefshme dhe inkurajim atyre që qëndrojnë nën hijen e një shkeljeje që duhet ta falin. Ndaj, qëndroni me ne sot ne programin Ngritja e Kampionëve.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

48. FËMIJËT E RRITUR ME PRINDËR TË DIVORCUAR, SHQETËSIMI

Programi “Ngritja e kampioneve” kthehet për të diskutuar ankthin dhe shqetësimin e vazhdueshëm që mund të përjetojnë të rriturit me prindër të divorcuar. Nëse i ke prindërit e divorcuar, ose njeh dikë me familje të ndarë, ke për të përfituar së tepërmi nga kjo seri. Autori i programit po na mëson për mënyrat e ndryshme sesi fëmijët me familje të divorcuara i mbartin pasojat e divorcit me vete edhe pasi rriten. Shpresojmë se do të qëndroni me ne teksa përpiqemi ta ndërpresim ciklin e divorcit.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

47. FËMIJËT E RRITUR ME PRINDËR TË DIVORCUAR, ETJA PËR BABAIN

Programi i sotëm “Ngritja e Kampionëve”, do të na çojë në një zonë ku burrat kanë fuqi të jashtëzakonshme për të shëruar… ose për të shkatërruar. Sot, tema jonë është “Etja për Babanë” tek të rriturit që vijnë nga familje të shkatërruara. Çdo burrë duhet ta dëgjojë këtë mesazh të rëndësishëm. Qëndroni me ne.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

46. FËMIJËT E RRITUR ME PRINDËR TË DIVORCUAR, ZEMËRIMI PJ.2

Kent Darsi, themeluesi i Shërbesave për Fëmijët e Rritur të Divorcit, e përdori këtë histori për të ilustruar një arsye pse fëmijët me prindër të divorcuar kanë probleme me zemërimin. Sot, do të shqyrtojmë disa mënyra të frytshme për ta mposhtur problemin e zemërimit, ndaj qëndroni me ne.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.