14. LUFTËTARI I PLAGOSUR

Kurrë s’do t’ua bëjë këtë gjë fëmijëve mi. Kurrë s’do të dehem dhe s’do ta rrah gruan. Kurrë s’do të kem aq borxhe sa të shes shtëpinë. Kurrë s’do ta shkatërroj martesën nga lidhjet jashtëmartesore. Kurrë s’do të punoj aq sa të anashkaloj fëmijët. Miku im, a ke dhënë premtime të tilla… dhe e ke patur të vështirë t’i mbash? S’je i vetëm.Sot, në Ngritja e Kampionëve do të shohim, ata që i quajmë “luftëtarë të plagosur”. Këta janë burra që e duan Zotin dhe duan të jenë burra të fortë për Zotin, por plagët e marra nga kjo botë e rënë i kanë bërë që të lëkunden, ose të vënë në dyshim faktin se mund të jenë ndopak të dobishëm për Perëndinë.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

13. KUR PERËNDIA DËSHIRON TË NDËRTOJË NJË BURRË

Ke kaluar ndonjë moment kur, pavarësisht se përpiqesh ta bësh gjithçka si duhet, të shkon gjithçka për keq? Nganjëherë, duket si e padrejtë, apo jo? Por mendo pak për jetën tënde të krishterë: çfarë ka ndodhur atëherë kur marrëdhënia jote me Perëndinë është rritur më shumë se kurrë? Shumë prej nesh kanë kaluar kohë të vështira. Duket sikur zërin e Perëndisë e dëgjojmë më qartë kur jemi në furrnaltë. Duket sikur kështu e kishte planifikuar Perëndia… dhe, në fakt… kështu është. Ne programin e sotem do të shohim se çfarë ndodh kur Perëndia dëshiron ta ndërtojë një burrë.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

12. RROKE JETËN E VËRTETË

Kështu ka thënë njeriu më i pasur dhe më i mençur që ka jetuar ndonjëherë: “Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd; pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua”. E njeh këtë citim? Sot, do ta përfundojmë serinë për trajtimin e parave në mënyrë biblike, duke shqyrtuar sesi të jetojmë jetën me bollëk që përmendi Jezusi.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

duart-qe-sherojne-cover

Duart që shërojnë

Në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të trajtimit të viktimave të dhunës në familje kemi zhvilluar takime me stafin që punon në këtë qendër për të ofruar një shërbim sa më të mirë dhe cilësor tek vajzat dhe gratë që gjenden të strehuara aty. Për këtë kemi përdorur kurrikulën “Duart që shërojnë”. Përgjatë një viti kemi zhvilluar takime mujore me të gjithë stafin e qendrës.

10. JETO ME MË PAK SESA AJO QË FITON

Kur vjen puna te financat, je luftëtar, apo i stresuar? Në programin e sotëm do të diskutojmë për rëndësinë e jetesës me më pak nga ç’fitojmë. Pse është e rëndësishme kjo? Përgjigjen do ta shohim sot ne programin Ngritja e Kampionëve.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

9. PARAJA DHE KËNAQJA

Sot, do të flasim për një temë, që në Bibël përmendet më shumë se çdo temë tjetër: paraja. Dhe do të shohim sesi ndikon paraja në kënaqjen e njeriut. Qëndroni me ne për këtë diskutim të rëndësishëm në episodin e rradhës në programin Ngritja e Kampionëve.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

8. ÇDO BURRË ËSHTË NJË BULLDOG

Po nisemi në betejën kundër borxhit financiar, tundimit seksual, telasheve familjare, e të tjera. Prandaj, është jetike të kesh marrëdhënie personale me Krishtin. Çdo përkushtim dhe marrëdhënie tjetër në jetën tënde do të ndikohet nga kjo.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

7. SEKRETI DREJT NJË JETE TË NDRYSHUAR

A ke kaluar nga mediokriteti dhe jeta e krishterë e mërzitshme tek përpjekja e pandalshme për një marrëdhënie të përditshme dhe më të thellë dashurie me Perëndinë? Disave prej jush këto emisione ua kanë ndryshuar jetën. Për disa burra të tjerë, edhe pas dëgjimit të këtyre emisioneve, jeta është njësoj si më parë. Po atëherë, ku qëndron dallimi? Cili është sekreti që të të ndryshohet jeta?

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

6. QËLLIMI I VËRTETË I LUTJES

Biri im, Jam Ati yt qiellor. E di sa shumë të dua, apo jo? Mos u mashtro dhe mos ki frikë, sepse dashuria ime për ty s’do të shterojë kurrë. Ti je biri im! Po punoj në jetën tënde sepse të kam birin tim. Klith drejt meje. Më pëlqen shumë kur të dëgjoj që lutesh. Të kam krijuar që të ecim së bashku dhe të flasim shpesh bashkë. Unë i shpërblej ata që më kërkojnë me çiltërsi. Ti je im bir. Të dua si një prej fëmijëve të mi. Asgjë s’e ndryshon dot këtë. Mos ki frikë dhe mo ki turp. Të gjitha mëkatet të janë falur dhe janë zhdukur nga sytë e mi.

Asgjë që mund të bësh nuk do ta ndryshojë ndonjëherë dashurinë e madhe që kam për ty”.

Përjetësisht i Yti, Perëndia.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.