“Biri im, Jam Ati yt qiellor. E di sa shumë të dua, apo jo? Mos u mashtro dhe mos ki frikë, sepse dashuria ime për ty s’do të shterojë kurrë. Ti je biri im! Po punoj në jetën tënde sepse të kam birin tim. Klith drejt meje. Më pëlqen shumë kur të dëgjoj që lutesh. Të kam krijuar që të ecim së bashku dhe të flasim shpesh bashkë. Unë i shpërblej ata që më kërkojnë me çiltërsi. Ti je im bir. Të dua si një prej fëmijëve të mi. Asgjë s’e ndryshon dot këtë. Mos ki frikë dhe mo ki turp. Të gjitha mëkatet të janë falur dhe janë zhdukur nga sytë e mi.
Asgjë që mund të bësh nuk do ta ndryshojë ndonjëherë dashurinë e madhe që kam për ty”.
Përjetësisht i Yti, Perëndia.
Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.