84. NDIKIMI I DIVORCIT TË PRINDËRVE TEK FËMIJËT Pj.10

Duket sikur, sa herë që flasim se si divorci ndikon tek fëmijët, ka shumë gjasa që të deklarohet një nga dy pozicionet. Nga njëra anë janë ata që besojnë se, kur prindërit divorcohen, ndikimi tek fëmijët është shumë domethënës. Statistikat tregojnë një rritje të shkallës së krimit, përqindje më të lartë të varësive dhe një shthurje morale më të lartë. Sidoqoftë, ana tjetër, që është më e përkrahur, beson se, kur prindërit divorcohen, ajo që ndodh me fëmijët, është e përkohshme. Fëmijët rimëkëmben shpejt dhe plotësisht, veçanërisht nëse nuk ka shumë debate midis prindërve. Disa fëmijë kanë probleme, por pjesa më e madhe e përballon mirë. Cila pikpamje është e vërtetë?

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

83. NDIKIMI I DIVORCIT TË PRINDËRVE TEK FËMIJËT Pj.9

Një ditë, Brent u kthye nga shkolla dhe mësoi se babai e kishte lënë mamanë, për një kolege të punës. Ai u ndje i humbur. E donte shumë të atin dhe tani që ai ishte larguar, Brent ndihej thellësisht i lënduar. Por gjërat u bënë më keq, pasi i ati u nda dhe me kolegen e punës dhe filloi të shkonte sa tek një grua, tek një tjetër. Ai nuk u stabilizua kurrë, deri sa vdiq nga sifilizi, në moshën 58 vjeçare. Brent nuk shkoi në funeral dhe nuk i lejoi as gruan dhe as fëmijët e tij të shkonin.

Jezusi tha tek Marku 11, vargu 25: “Dhe kur nisni të luteni, nëse keni diçka kundër ndokujt, faleni, që edhe Ati juaj që është në qiejt, t’ju falë mëkatet tuaja.” Por a duhej ta falte Brent babanë e tij?

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

82. NDIKIMI I DIVORCIT TË PRINDËRVE TEK FËMIJËT Pj.8

Tony kaloi shumë bukur në festimin e përvjetorit të 50 të martesës së vjehrrit dhe vjehrrës së tij. Fëmijët, nipërit dhe mbesat, të afërmit dhe miqtë, po prisnin të gjthë që, vjehrri dhe vjehrra të hynin në sallë. Fotot dhe historitë sollën shumë të qeshura dhe lumturi, gjatë gjithë mbrëmjes. Kur ata u kthyen në shtëpi, gruaja e pyeti Tony-n se përse kishte qenë i heshtur gjatë festës. Ai i tha se ishte thjesht i lodhur, por në fakt, ishte i trishtuar dhe e kishte të vështirë ta fshihte këtë trishtim.

Ai vazhdimisht po mendonte se, për shkak të divorcit, prindërit e tij nuk do ta festonin kurrë 50 vjetorin e martesës. Ai nuk e imagjinonte dot se si nuk do të mund të festonte asgjë me motrat dhe vëllezërit e tij, ngaqë disa kishin mbajtur anën e mamasë, e disa anën e babait.  Por Tony ishte i sigurt se kjo ndjesi do të kalonte, pas një gjumi të mirë. A kishte të drejtë?

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

81. NDIKIMI I DIVORCIT TË PRINDËRVE TEK FËMIJËT Pj. 7

Xhoni festoi 35 vjetorin e martesës së prindërve të tij me familjen dhe miqtë. Gjashtë muaj më vonë, i ra telefoni. Ishte maja e tij. “Si je mama? Kjo është surprizë! Mendoja se nuk do të flisnim, deri fundjavën tjetër. Ç’kemi? Ai dëgjoi: “Si je Xhon?”, pastaj një heshtje e gjatë. “Mama, je mirë?”

Më në fund, mamaja i tha: “Mbaroi!” Ai ishte i hutuar. “Çfarë mbaroi? Çfarë po thua?”

“Xhon, më vjen keq që po ta them këtë, por ti je më i madhi, kështu që mendova se duhet ta dije i pari. Unë dhe babai yt po ndahemi!” Folën edhe më gjatë, por Xhoni mban mend vetëm kaq. Bota e tij ndryshoi rrënjësisht.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

80. NDIKIMI I DIVORCIT TË PRINDËRVE TEK FËMIJËT Pj.6

Ndërsa parkoi para shtëpisë së ish-gruas së tij, Xhosh mendoi se sa e urrente momentin kur fëmijët e tij, duhej të ktheheshin tek mamaja e tyre. Fëmijët e përqafuan Xhoshin dhe vrapuan drejt derës. Ai pa ish-gruan e tij që i përqafoi dhe hynë në shtëpi.

Kur po kthehej, Xhoshi po mendonte se si ndodhi divorci. Ai mendoi: “Si ka mundësi që unë u betova se fëmijëve të mi nuk do t’u ndodhte ajo që më kishte ndodhur mua e përsëri, firmosa letrat e divorcit pa asnjë kundërshtim. Mua më vinte keq kur shkoja sa tek shtëpia e nënës dhe sa tek shtëpia e babait dhe tani, fëmijët e mi po bëjnë të njëjtën gjë. Si ndodhi kështu?”

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

79. NDIKIMI I DIVORCIT TË PRINDËRVE TEK FËMIJËT Pj.5

Samueli ishte gjithmonë në kishë. Atij i pëlqente të ndihmonte në çdo mënyrë që mundte. Dikush duhej të rregullonte karriget? Samueli ishte aty. Dikush duhej të çonte të rinjtë në takim? Samueli dilte vullnetar i pari. Të dielën, Samueli ndihmonte në të dyja shërbesat. Drejtuesit e donin Samuelin, sepse ai ishte i përulur dhe ishte i gatshëm për të shërbyer. Shefat e Samuelit në punë, e vlerësonin shumë zemrën e tij prej shërbyesi. Ai punonte shumë dhe ndihmonte të tjerët. Ai ishte punonjësi ideal në punë dhe në kishë. Sidoqoftë, kishte diçka që e shtynte Samuelin të shërbente aq shumë, që ai nuk e kuptonte. Ç’mund të ishte?

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

78. NDIKIMI I DIVORCIT TË PRINDËRVE TEK FËMIJËT Pj.4

Imagjinoni sikur jeni 5 vjeç dhe keni shkuar me mamanë në treg. Ka shumë njerëz dhe ju shtrëngoni fort dorën e saj. Papritur, një shenjë me shumë ngjyra ju tërheq vëmendjen. Ju lëshoni dorën e mamasë dhe shkoni atje dhe, kur ktheni kokën, mamaja ka lëvizur dhe ju nuk arrini ta shihni. Ju ngrini në vend dhe tmerroheni që jeni ndarë prej saj. Thërrisni me të madhe: “Mami, mami!” dhe sekondat ju duken si orë të gjata. Lotët ju rrjedhin, deri sa ndjeni krahët e saj që ju përqafojnë. Kjo histori përshkruan një 5 vjeçar, por mund t’ju ndodhë, edhe kur jeni një burrë 45 vjeç.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

77. NDIKIMI I DIVORCIT TË PRINDËRVE TEK FËMIJËT

Gjatë sondazheve të bërë në kulturën perëndimore në lidhje me frikën, dy ishin përgjigjet më të shpeshta. Njëra ishte frika e të folurit në publik dhe kjo, është në krye të listës së frikërave. Gjithmonë ka diçka frikësuese, kur del para njerëzve për të folur, pavarësisht se sa i madh është grupi i njerëzve. Frika tjetër e zakonshme, është frika nga dentisti dhe ndoshta, këtu ndikon faktori dhimbje. Sidoqoftë, ka edhe një frikë që nuk shfaqet nëpër lista dhe ajo ndikon tek një grup i caktuar njerëzish. Kjo frikë i pengon njerëzit të thonë, apo të bëjnë, atë që duhet. Ndonjëherë, edhe të thonë, apo të bëjnë, atë që nuk duhet. Cili është ky grup? Të rriturit, me prindër të divorcuar. Dhe cila është kjo frikë? Frika nga konflikti.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

76. NDIKIMI I DIVORCIT TË PRINDËRVE TEK FËMIJËT Pj.2

A keni parë një aktor, apo aktore, të bëjnë një intervistë në shtëpinë e tyre? Ata duken sikur janë persona krejt të ndryshëm, nga sa shfaqen në rolet që luajnë. Këtë bën një aktor i mirë, apo aktore e mirë – ata bëhen dikush tjetër. Ndonjëherë, marrin edhe çmime, nëse luajnë bukur. Por ka edhe disa persona të tjerë, që ndryshojnë dhe bëhen dikush tjetër. Ju nuk e dini emrin e tyre. Ata nuk marrin çmime. Loja e tyre nuk bëhet për argëtim. Dhe zakonisht, kjo bëhet për dy arsye: për të mbrojtur veten e tyre dhe për të mbrojtur njerëzit e tyre të dashur. Këta aktorë, janë njerëzit me prindër të divorcuar dhe njerëzit që ata duan, janë nënat dhe baballarët e tyre.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

75. NDIKIMI I DIVORCIT TË PRINDËRVE TEK FËMIJËT Pj.1

Zyra dukej si çdo zyrë tjetër, por i ulur në qoshe, ishte Majku. Normalisht, ai ishte një njeri i lumtur, që i buzëqeshte kujtdo dhe ishte gjithmonë inkurajues për të tjerët. Por sot, nuk kishte gëzim. Majku vazhdonte të pyeste veten: “Çfarë bëj unë këtu? Pse më doli situata nga duart? Si u kthye në urrejtje, dashuria që unë dhe Kejsi kishim për njëri-tjetrin?” Asistentja e zyrës tregoi nga dera dhe tha: “Mund të hyni tani.” Majku u drejtua nga dhoma, duke e ditur se, kur të mbaronte, ai do të bashkohej me babanë dhe gjyshin e tij, në radhën e burrave të divorcuar.

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.