Kalendari Shpresë Për Ty

Programi "Shpresë për ty" është një program prej 30 minutash për gra dhe vajza, ku përfshihen intervista, diskutime, meditime, dëshmi duke siguruar këshilla praktike për shëndetin, çështjet familjare si edhe mësime shpirtërore për jetën e përditshme. Ky program transmetohet në më shumë se 550 stacione radiofonike dhe ka prekur zemrat e shumë grave, duke bërë që ato të gjejnë Krishtin dhe ta jetojnë jetën për Të.

Kalendari i Lutjes "Shpresë për ty"

Lutja është shtylla kurrizore e "Shpresë për ty". Ne besojmë se shërbesa e vërtetë ndodh në lutje dhe përmes radios ne thjesht korrim atë që kemi mbjellë në lutje.  "Shpresë për ty" nxit individët, kishat dhe grupet e grave të marrin pjesë në lëvizjen mbarëbotërore të lutjes. Me mijëra gra dhe burra përdorin kalendarin e lutjes, për të ndërhyrë tek Zoti për gratë që vuajnë. Çdo  muaj, "Shpresë për ty" nxjerr një kalendar lutjeje me informacione dhe kërkesa lutje, i cili fokusohet në një grup të veçantë njerëzish, në një vend, apo një çështje të caktuar.

Bashkohuni me ne në lutje përmes Kalendarit të lutjes "Shpresë për ty" ose kontaktoni për ta marrë atë çdo muaj.

Për shumë gra, shpresa është një fjalë e panjohur. 66% e analfabetëve në botë janë gra; 2 milionë gra dhe fëmijë trafikohen çdo vit; dhuna në familje shkaku kryesor i dëmtimeve dhe vdekjeve tek gratë në mbarë botën. Nëpërmjet punës së “Shpresë për ty” gratë në mbarë botën, po dëgjojnë për shpresën dhe po e përjetojnë atë – madje në disa raste edhe për herë të parë. Radio mund t’i arrijë gratë kudo që ato janë, pavarsisht statusit të tyre social, kulturës apo vendndodhjes.