Ndër temat më pikante përmendim: Çelësi i kohës së qetë me Perëndinë; Përse dështojnë burrat; Sekreti për një jetë të ndryshuar; Ju nuk keni sepse nuk kerkoni; Qëllimi i vërtetë i lutjes; Seksi dhe pastërita morale; Kush është në kontroll; Puna; Përgjegjësia si prindër; Thirrja e krishterë; Mentaliteti i mbretërisë dhe shumë të tjera.
Ofrojmë materiale për grupe dishepullizuese për burra. Materiali “Çdo burrë është një luftëtar” është një seri me 3 libra studimi për burra që i ndihmon burrat të bëhen burrat që Perëndia do që ata të jenë. Për më tepër info klikoni këtu https://www.burraluftetare.al/burime/

Radio 7 – Çdo të shtunë ora 09:00 (Tirane, Lushnje, Elbasan)

Radio Emanuel – Çdo të dielë ora 16:00 (ne zonen e Korces)

Ngritja e Kampionëve

Programi “Ngritja e kampionëve” lindi si një pyetje nga një vëlla i krishterë, që pa nevojën specifike për adresimin e çështjeve të burrave. Shumë burra luftojnë në jetë për shkak të rolit të babait që mungon ose për shkak të modeleve burra në jetën e tyre dhe betejat e tyre kalojnë kështu në brezin tjetër. Programi “Ngritja e kampionëve” është një mënyrë për t’i ndihmuar burrat të gjejnë drejtimin në jetë, të jetojnë rolin unik që u është dhënë si burra dhe të sfidohen të arrijnë jetë të tjera përtej vetes së tyre.

Qëllimi i këtij programi është të sfidojë e të inkurajojë burrat anë e mbanë botës të bëhen kampionë të Krishtit, të aftësuar nga Fryma e Zotit për të jetuar identitetin e tyre në Të dhe për të vrapuar garën e besimit në fuqinë e Tij, duke frymëzuar edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.
Cikli i parë i programeve radiofonike përbëhet nga 52 programe që trajtojnë tema të ndryshme që shqetësojnë burrat. Çdo program është 15 minuta.

Materialet për këto programe janë marrë nga këto burime:
- Çdo burrë është një luftëtar (materiale nga Lonnie Berger)
- Katër prioritetet (materiale nga John Tolson dhe Larry Kreider)
- Fëmijë të rritur nga prindër të divorcuar – (materiale nga Kent Darcie)

Modeli ku jemi fokusuar në prodhimin e këtyre programeve radiofonike është Jezus Krishti, kampioni suprem, që deshi pa kushte, shërbeu përulësisht, iu bind vullnetit të Atit të tij, dhe pagoi sakrificën përfundimtare për të blerë gëzimin e përjetshëm dhe shpëtimin për të gjithë ata që besojnë.

Metoda jonë: Të inkurajojmë burrat e krishterë të mishërojnë shembullin e Krishtit, duke drejtuar një jetë përulësie, integriteti dhe thjeshtësie; të ndërtojmë marrëdhënie Krisht-nderuese në familje, në kishë, në vendin e punës dhe në komunitet; të përkushtohemi ndaj lutjes, studimit dhe vënies në praktikë të Fjalës së Zotit në çdo aspekt të jetës.