
Shpresë për ty në gjuhën rome
Programi "Shpresë për ty" ose "Shpresa Tuqe" është një program prej 30 minutash për gra dhe vajza, në gjuhën rome, ku përfshihen intervista, diskutime, meditime, dëshmi duke siguruar këshilla praktike për shëndetin, çështjet familjare si edhe mësime shpirtërore për jetën e përditshme. Ky program transmetohet në më shumë se 550 stacione radiofonike dhe ka prekur zemrat e shumë grave, duke bërë që ato të gjejnë Krishtin dhe ta jetojnë jetën për Të.