Krishti për botën

 

 

Krishti për botën – seri me radiodrama sjellë në shqip nga organizata TWR Albania. “Pyetje të vështira rreth Perëndisë” është një seri e re radiodramash, që flasin për sezone të jetës, kur ne përballemi me ndryshime të mëdha dhe, bashkë me ndryshimet, gjithë pasiguritë që vijnë me to. Këto radiodrama sigurojnë përgjigje biblike të pyetjeve që janë të vështira dhe universale në çdo kulturë. Brenda një viti, e gjithë bota jonë është kthyer përmbys dhe është pllakosur nga kaosi dhe paniku, për shkak të përhapjes së një sëmundjeje të re të rrezikshme. Pasi ishim përballur me vështirësitë dhe aspirimet tona personale, papritur, të gjithë u fokusuam vetëm tek një gjë: mbijetesa. Si reagojmë ne, kur bota përreth nesh shembet? Ku shkojmë, kur papritur asgjë nuk ka më kuptim? Nëse së fundmi ose aktualisht, jeni duke përjetuar një ndryshim të madh dhe jetëndryshues, na ndiqni në këtë seri radiodramash me shtatë pjesë, e cila do t’ju përcjellë shpresën e nevojshme dhe të kuptuarit në dritën e Fjalës së Perëndisë.

Playlista në YouTube