Ngritja e Kampionëve

 

 

Programi “Ngritja e kampionëve” lindi si një pyetje nga një vëlla i krishterë, që pa nevojën specifike për adresimin e çështjeve të burrave. Shumë burra luftojnë në jetë për shkak të rolit të babait që mungon ose për shkak të modeleve burra në jetën e tyre dhe betejat e tyre kalojnë kështu në brezin tjetër. Programi “Ngritja e kampionëve” është një mënyrë për t’i ndihmuar burrat të gjejnë drejtimin në jetë, të jetojnë rolin unik që u është dhënë si burra dhe të sfidohen të arrijnë jetë të tjera përtej vetes së tyre.

Qëllimi i këtij programi është të sfidojë e të inkurajojë burrat anë e mbanë botës të bëhen kampionë të Krishtit, të aftësuar nga Fryma e Zotit për të jetuar identitetin e tyre në Të dhe për të vrapuar garën e besimit në fuqinë e Tij, duke frymëzuar edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.
Cikli i parë i programeve radiofonike përbëhet nga 52 programe që trajtojnë tema të ndryshme që shqetësojnë burrat. Çdo program është 15 minuta.

Materialet për këto programe janë marrë nga këto burime:
– Çdo burrë është një luftëtar (materiale nga Lonnie Berger)
– Katër prioritetet (materiale nga John Tolson dhe Larry Kreider)
– Fëmijë të rritur nga prindër të divorcuar – (materiale nga Kent Darcie)

Modeli ku jemi fokusuar në prodhimin e këtyre programeve radiofonike është Jezus Krishti, kampioni suprem, që deshi pa kushte, shërbeu përulësisht, iu bind vullnetit të Atit të tij, dhe pagoi sakrificën përfundimtare për të blerë gëzimin e përjetshëm dhe shpëtimin për të gjithë ata që besojnë.

Ndër temat më pikante përmendim: Çelësi i kohës së qetë me Perëndinë; Përse dështojnë burrat; Sekreti për një jetë të ndryshuar; Ju nuk keni sepse nuk kerkoni; Qëllimi i vërtetë i lutjes; Seksi dhe pastërita morale; Kush është në kontroll; Puna; Përgjegjësia si prindër; Thirrja e krishterë; Mentaliteti i mbretërisë dhe shumë të tjera.

Metoda jonë: Të inkurajojmë burrat e krishterë të mishërojnë shembullin e Krishtit, duke drejtuar një jetë përulësie, integriteti dhe thjeshtësie; të ndërtojmë marrëdhënie Krisht-nderuese në familje, në kishë, në vendin e punës dhe në komunitet; të përkushtohemi ndaj lutjes, studimit dhe vënies në praktikë të Fjalës së Zotit në çdo aspekt të jetës.


Ofrojmë materiale për grupe dishepullizuese për burra. Materiali “Çdo burrë është një luftëtar” është një seri me 3 libra studimi për burra që i ndihmon burrat të bëhen burrat që Perëndia do që ata të jenë. Për më tepër info klikoni butonin me poshte Degjo ne YouTube