Programi ynë i fundit, ishte pjesa e parë, nga dy pjesët e diskutimit mbi luftën frymërore. Folën për Satanin, kush është ai, si dëshiron të na mposhtë dhe se si ai, di saktësisht si mund të na tundojë në fushën e epshit dhe pornografisë. Mësuam se cdo tundim, është krijuar për secilin nga ne, individualisht. Vazhdimisht diskutuam edhe mbi nevojën që kemi, për të veshur armaturën e plotë të Perëndisë, për të mbrojtur veten nga sulmet dhe tundimet e Satanit. Por ka disa gjëra që ne mund t’i bëjmë, ose mund të mos i bëjmë, të cilat na bëjnë të prekshëm ndaj tundimit.
Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.