Tony kaloi shumë bukur në festimin e përvjetorit të 50 të martesës së vjehrrit dhe vjehrrës së tij. Fëmijët, nipërit dhe mbesat, të afërmit dhe miqtë, po prisnin të gjthë që, vjehrri dhe vjehrra të hynin në sallë. Fotot dhe historitë sollën shumë të qeshura dhe lumturi, gjatë gjithë mbrëmjes. Kur ata u kthyen në shtëpi, gruaja e pyeti Tony-n se përse kishte qenë i heshtur gjatë festës. Ai i tha se ishte thjesht i lodhur, por në fakt, ishte i trishtuar dhe e kishte të vështirë ta fshihte këtë trishtim.
Ai vazhdimisht po mendonte se, për shkak të divorcit, prindërit e tij nuk do ta festonin kurrë 50 vjetorin e martesës. Ai nuk e imagjinonte dot se si nuk do të mund të festonte asgjë me motrat dhe vëllezërit e tij, ngaqë disa kishin mbajtur anën e mamasë, e disa anën e babait. Por Tony ishte i sigurt se kjo ndjesi do të kalonte, pas një gjumi të mirë. A kishte të drejtë?
Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.