“Tiny” ishte 1 e 90 i gjatë dhe peshonte 128 kg. “Më pëlqen ushqimi”- thoshte ai. “Nuk dua të agjëroj, asnjëherë!” “Tiny” ishte pjesë e një grupi prej 4 personash, studentë kolegji, që po luftonin me përdorimin e pornografisë. Ata u zotuan së bashku, se nuk do të shihnin më pornografi, por gjithashtu, ranë dakord se, nëse ndonjë prej tyre do të binte, asnjë nuk do të hante ushqim për 24 orë. “Tiny” ra dakord me këtë zotim, por fjalët e tij të fundit, ishin: “Do ta bëj. Por, nëse ndonjë nga ju e prish marrëveshjen, do t’ia shtyp kokën!” (qesh) Po sikur të ishit ju, njëri prej këtyre djemve?
Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.