Dhurata e shpëtimit është e jona në përjetësi. Bibla thotë se askush s’na rrëmben dot nga dora e Perëndisë. Por dhuratën e dytë nuk duhet ta mbajmë për vete. Synimi është që t’ua japim të tjerëve. Çfarë është kjo dhuratë? Dhurata e dytë që na jep Perëndia është dëshmia jonë: historia sesi Perëndia na solli te njohuria shpëtuese e Birit të tij, Jezusit. Kjo dhuratë është unike për secilin prej nesh dhe është e fuqishme, pasi askush nuk ta vë dot në dyshim dëshminë personale. Por pse duhet t’ua falim të tjerëve? Dhe si ta falim? Për këtë do të diskutojmë sot në programin Ngritja e Kampionëve
Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.