Ndalo për një moment dhe mendo për diçka që ti e bën mirë. A je i mirë në punën që bën? A luan një instrument muzikor? Ndoshta je ekspert për të luajtur video-lojëra ose sporte. Por, a ke qenë gjithmonë i mirë, apo ato aftësi erdhën me kalimin e kohës – me përsëritje – ndoshta ke studiuar ose ke ndjekur konferenca dhe seminare. Cështja është se përsosmëria në cdo lloj aftësi kërkon përpjekje të qëllimshme. Po përsosmëria për të qenë një njeri i Perëndisë, a do të kërkonte më pak?
Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.