Dua të mendoni për një çast për fëmijërinë. A e keni luajtur një lojë që quhet: “Ndiq drejtuesin”? Nëse jo, rregullat ishin të thjeshtë. Zgjidhej një drejtues dhe të gjithë fëmijët e tjerë, viheshin në rresht dhe ndiqnin drejtuesin. Qëllimi i lojës ishte të ndiqnim drejtuesin dhe të imitonim çdo gjë që bënte ai. Për shembull, nëse drejtuesi kthehej majtas, të gjithë në rresht, do të ktheheshin majtas, kur arrinin në pikën ku ishte drejtuesi. Nëse drejtuesi kërcente me një këmbë, të gjithë do të kërcenin me një këmbë. Nëse nuk e ndiqnit drejtuesin dhe nuk bënit saktësisht atë që bënte ai, dilnit jashtë loje. Ishte një lojë shumë gazmore, por ndoshta, ju po pyesni: “Ç’lidhje ka kjo me programin e sotëm?
Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.