Semit i rrodhën lotët. Ai më në fund, pranoi se ishte i falur. Perëndia e kishte falur atë. Njëzetë vite më parë, Sam dhe shokët e tij të shkollës, hynë në një dyqan dhe vodhën paratë. Kur po dilnin, u doli përpara roja i dyqanit. Ata i zuri paniku, e goditën atë, u përpoqën të largoheshin me vrap, por u ndeshën përballë me policinë, që roja e kishte lajmëruar. Ata u arrestuan dhe kaluan kohë në burg. Për Sam-in, vjedhja dhe burgu ishin gjëra të këqija, por lëndimi i rojës, ishte ajo gjë që i rrinte vazhdimisht në mendje, madje ndonjëherë edhe në ëndërr. Sidoqoftë, vite më vonë, kjo ndryshoi, kur një koleg i krishterë i foli për Perëndinë dhe se si, përmes Birit të Tij, Jezus Krishtit, Perëndia ofron falje për të gjithë mëkatet e Sam-it. Sam pranoi Jezus Krishtin si Shpëtimtarin e tij dhe u bë një njeri i ri, me Krishtin si Zot të tij.
Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.