Dera kryesore në shtëpinë e Oliverit, u hap dhe u mbyll. Në panik, Oliveri mbylli disa faqe në kompjuter. “Ajo nuk do të vinte në shtëpi për katër orë!”- mërmëriti ai. Oliveri vazhdoi të mbyllte faqet në kompjuter, kur ajo hyri në studion e tij, duke buzëqeshur. “Si je, zemër? Po mbaron shënimet për studimin e Biblës për nesër?” Ai u ngrit në këmbë, që ajo të mos e shihte ekranin dhe e përqafoi. “Ti e di se do të jesh gati për të dhënë mësim nesër.” Ajo e puthi dhe shkoi në dhomën tjetër. Oliveri u shemb në karrige. I kishte ndodhur dhe më parë kjo gjë, por kjo e sotmja ishte shumë afër. “Përse i shoh këto gjëra? Përse nuk ndalem dot? Ndihem si dështak.”
Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.