53. Pornografia, pse epshi është një problem

Shumicës së burrave, kur i pyesin për ato gjëra që nuk i harrojnë kurrë, u vijnë në mendje gjëra të tilla si: makina e parë që kanë patur, puna e parë, apo puthja e parë me dashurinë e tyre të vërtetë. E përbashkëta e të gjitha këtyre gjërave, është se ato i përkasin së shkuarës. Domethënë makina e parë është prishur prej kohësh, ndoshta ata kanë filluar një punë tjetër dhe puthja e parë e dashurisë së vërtetë, ka ndodhur shumë kohë më parë. Por është edhe një kujtim tjetër që shumë burra thonë se ende ndikon tek ata: hera e parë që kanë parë një grua krejt të zhveshur. Për një numër të madh burrash, kjo ngjarje ka filluar një betejë të gjatë me epshin dhe përdorimin e pornografisë. Por, unë kam një lajm të mirë: ka ende shpresë për një të ardhme ndryshe!

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

Comments are closed.