Ky projekt është frymëzuar nga dëshira për të ndihmuar sado pak gratë që kemi takuar në Qendrën Kombëtare të trajtimit të viktimave të dhunës në familje. Diskutime të temave të ndryshme që prekin këto nëna të vetme të dhunuara dhe fëmijët e tyre kanë qenë pjesë e takimeve tona të përmuajshme me gratë në këtë qendër. Pas daljes nga qendra, jemi munduar t’i lidhim këto gra me një kishë lokale që mund të kujdesej më tej për to. Me ndihmë nga partnerët tanë kemi bërë të mundur edhe sigurimin e një pako ushqimore ose një “kuti gëzimi” për mamat që sapo kanë lindur.