rreth nesh

trans World Radio Albania

'TWR Albania' është partneri Shqiptar i TWR (Trans World Radio), networkut më të madh mediatik të krishterë në botë. TWR prodhon dhe transmeton programe në mbi 225 gjuhë dhe dialekte te botës.

'TWR Albania' përfaqëson kisha dhe denominacione të ndryshme. Duke besuar në fuqinë e radios për të ndryshuar kombin tonë, bordi i fondacionit dhe stafi janë të përkushtuar të sjellin programe radiofonike cilësore dhe të punojnë në mënyra të ndryshme për të prezantuar Ungjillin para çdo Shqiptari, brenda dhe jashtë kufijve tokësorë.

Sot 'TWR Albania' prodhon programe për burra, për gra në shqip dhe në gjuhën rome, programe për adoleshentë, programe për misionarë, drejtues dhe fëmijë.

Play Video

Kush JEMI NE

TWR Albania

 TWR Albania është e përkushtuar t’u shërbejë shqiptarëve kudo që jetojnë me anë të programeve radiofonike, të cilat transmetohen në Shqipëri përmes radiove lokale dhe gjithashtu një pjesë e programeve online, apo në platformat mixcloud dhe youtube. 

Programi i parë në shqip

Programi i parë i prodhuar dhe transmetuar në gjuhën shqipe është "Përmes Biblës", një studim 5-vjeçar varg për varg i Biblës nga Dr.J.Vernon McGee. Ky program u pasua nga "Prekja e Zotit", një program nga predikuesi i njohur, Dr. Charles Stanley.

Permes Bibles

TWR Albania

Dëshiron të bashkëpunojmë ?

na shkruaj një email ose përdor një nga format tona të komunikimit dhe le të fillojmë nga puna!