69. Përballja me të kaluarën

A keni thënë, apo bërë ndonjëherë diçka për të cilën jeni penduar? Nëse merrni frymë, përgjigja ndoshta është PO. Ne do të pendohemi për diçka dhe kjo gjë, përfshin edhe njerëzit në Bibël. U habitët? Një shembull është Apostulli Pal, që ka shkruar pjesën më të madhe të Testamentit të ri. Ja se çfarë shkroi ai tek Galatasve kapitulli 1, vargu 13: “Sepse ju keni dëgjuar për sjelljen time të atëhershme në judaizëm, si e përndiqja me egërsi të madhe kishën e Perëndisë dhe e shkatërroja.” Këto fjalë përshkruajnë jetën e Palit, para takimit të tij personal me Jezus Krishtin e ringjallur. Tek Veprat e Apostujve, kapitulli 9, Jezusi përgjithmonë dhe rrënjësisht, ndryshoi jetën e Palit. Por si u përball Pali me kujtimet e gjërave të tmerrshme që kishte bërë, kur persekutonte ndjekësit e Krishtit? Si mund të përballemi ne, me kujtimet e veprimeve mëkatarë, apo me lëndimet nga e kaluara?

Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.

Comments are closed.