Ajo u bë një drekë e veçantë dhe një ditë e veçantë. Michael po hante në një restorant me një mik dhe kishte mundësinë të ndante për Jezus Krishtin, se si Ai vdiq në kryq për të dhe se si, duke u penduar për mëkatet e tij dhe duke e vënë besimin e tij tek Jezusi, mëkatet e tij mund të faleshin. Ajo që Michael nuk dinte, ishte se burri në tryezën pranë tyre, e kishte dëgjuar bisedën dhe kur po largohej, ai e prezantoi veten si të krishterë, që ishte duke u rimëkëmbur nga problemi me alkoolin. Michael tha: “Gëzohem që të njoh. Unë jam Mike, një fëmijë i Perëndisë.” Pastaj, Mike e pyeti burrin: “A do të doje që të ishte një i alkoolizuar që po rimëkëmbet, apo një fëmijë i Perëndisë?”
Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.