Në Ngritja e Kampionëve, ne shpesh flasim për Krishtin si Zotin tonë. Për të krishterët e parë, dorëzimi i jetës së tyre nën Zotërimin e Krishtit, ishte një vendim jetëndryshues. Sidoqoftë, ata e kuptonin konceptin e Zotërimit: Të kesh dikë që ka fuqi me jetën tënde. Gjatë kohës së Jezusit, Çezari e kishte deklaruar veten e tij zot. Në fakt, një përshëndetje e zakonshme, ishte: “Çezari është zot”. Çezari kërkonte përkushtim të plotë ndaj tij dhe Romës… ose ndryshe i priste vdekja. Por në shoqërinë e sotme, ku shumica e botës ka, liri të limituara, ne tentojmë të kemi një pavarësi të mendjes. Ne marrim vendimet tanë, në kohën tonë dhe sipas dëshirave tona. Por nëse është kështu, kush është vërtet, Zot i jetës sonë?
Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.